PS-ja fton për qetësi, kritikon kryetarin e KQZ-së për mospublikimin e rezultateve në Vorë dhe Tiranë
Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për publikimin e rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, paraditen e së hënës, ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat Helena Kace nga PS shpreh keqardhjen dhe e quan këtë vendim arbitrar të KQZ-së.
Ajo u bën thirrje socialistëve që të ruajnë qetësinë dhe t’ u shmangen provokimeve.
“Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallëndyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”.


