Prostitucioni rrit GDP-në e Kroacisë
Kështu ka treguar auditimi i GDP-së i vitit 2001-2013, pas kalimit në një metodologji të re statistikore (ESA 2010) dhe përfshirjen e 25 artikujve të ri, shkruan "Slobodna Dalmacija".
Sipas metodologjisë së re, GDP është rritur me një mesatare prej 1.2 për qind. Sipas të vjetrës, në vitin 2012 arriti shumën mbi 42 miliardë eurove, ndërsa sipas vlerësimit të ri kap shumën mbi 43 miliardë euro, transmeton Telegrafi.
Ndikim më të madh në korrigjimin e rritjes së GDP-së nominale ka trajtimi ndryshe i shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim (0.5 për qind), të cila janë përcaktuar si konsum në vend se investim, si dhe përfshirjen e aktiviteteve të paligjshme në këtë përllogaritje (0.7 për qind).
Të ardhurat mesatare nga shpërndarja e drogës për periudhën 1995-2012, arritën në 0.28 për qind të GDP-së. Vlera e këtyre të ardhurave varet nga lloji, sasia dhe pastërtia e drogave të importuara, koha e blerjes, origjina, transporti, kushtet e tregut dhe shumë transaksione individuale të shitjes, apo të ngjashme.
Të ardhurat e paligjshme nga prostitucioni bazohen në numrin prostitutave, të numrit të ditëve se sa punojnë, numri i klientëve në baza ditore, dhe kostos mesatare së shërbimeve. Të ardhurat mesatare të fituara në mënyrë të paligjshme nga prostitucioni, për të njëjtën kohë arrijnë në 0.28 për qind të GDP-së.
Ndryshimi më i madh i rritjes është regjistruar në vitin 2010, kur në vend të rënies prej 2.3 për qind është regjistruar një rënie prej 1.9, ashtu si në vitin 2009, kur në vend të rënies në GDP prej 6.9 për qind është regjistruar një rënie prej 7.4. /Telegrafi/


