Please enter at least 3 characters.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese kalon në Komisionin për Çështje Kushtetuese

2023/07/komisioni-per-ceshtje-kushtetuese.png

Me 10 vota "për", shtatë "kundër" Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës.

Kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, tha se propozuesi për ndryshimet kushtetuese ka afat 15 ditë që të propozojë draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin e sotëm i cili ishte i pari për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE.

Ai tha se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski, tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë dhe se të njëjtat nuk do t'i mbështesin asnjëherë./Telegrafi/