Please enter at least 3 characters.

Pronarja adoptoi në të njëjtën kohë qenin dhe macen: Mendova se gabova

2023/04/9b556b73-1b4f-4f7d-8943-05e020de081d.jpg

Në një video të publikuar në TikTok, pronarja e retrieverit Nash dhe maces Nala pranoi se kishte menduar se ka bërë gabim kur adoptoi kafshët e saj shtëpiake në të njëjtën kohë.

Por ajo shpejt u bind për të kundërtën.

Siç mund ta shihni edhe në video, Nash dhe Nala u bënë shumë shpejt miq dhe u bënë të pandashëm ndërsa skenat e përqafimit dhe lojërave të tyre, shkrinë zemrat e njerëzve në internet.

"Kjo është e adhurueshme. Sikur qeni dhe macja ime të shoqëroheshin ashtu", ka shkruar komentuesi.

“E shihni që e duan shumë njëri-tjetrin”, “Golden Retrievers janë qentë më të mirë dhe shkojnë mirë me macet”, “Kjo duhet të duket miqësia e vërtetë”, vazhduan komentet. /Telegrafi/