Please enter at least 3 characters.

Promovimi i projektit të BE-së për liri të mediave

2016/05/Media-foto-kualitet.jpg

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot do ta promovojë projektin trevjeçar ''Rrjeti i gazetarëve për liri të mediave'', i përkrahur financiarisht me 200.000 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projektin, deri në janar të vitit 2019, do ta implementojë Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa qëllimi është nxitja dhe zhvillimi i mjedisit të volitshëm për të drejtat e gazetarëve dhe përmirësimi i raportimit sipas standardeve profesionale dhe etike.

Në promovimin e projektit, fjalim do të mbajë Aivo Orav dhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. /Telegrafi/