Please enter at least 3 characters.

Prokuroria nis hetime për serialin patriotik "Maqedonia"

2017/11/Seriali-Maqedonia.jpg

Prokuroria Themelore Publike pas njoftimin nga Drejtoria e Policisë Financiare, ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me marrëveshjen mes Agjencisë për Film dhe një shtëpi produksioni e angazhuar për ta xhiruar serialin.

Prokurori publik kompetent do të merr gjitha aktivitetet për të vërtetuar faktet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Janë dhënë disa udhëzime dhe urdhëra për mbledhjen e materialeve lidhur me procedurën e inçizimit të serialit. Në këtë fazë të procedurës, një pjesë e provave të kërkuara tashmë është dorëzuar, ndërsa është kërkuar edhe plotësimi i tyre", njoftoi PTHP./Telegrafi/