Please enter at least 3 characters.

Probleme me lëndim, Salah nuk luan në dy ndeshjet e Egjiptit

2019/11/MohamedSalahals-1.jpg
276:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 10: Mohamed Salah of Liverpool is replaced by Joe Gomez of Liverpool during the Premier League match between Liverpool FC and Manchester City at Anfield on November 10, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës për shkak të lëndimit të nyjës.

27-vjeçari u zëvendësua në minutën e 87-të në derbin e të dielës kundër Manchester Cityt, pasi ishte dëmtuar gjatë një përplasjeje me Fernandinhon".

Ai ka qëndruar në Kajro të martën, ku iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe është konstatuar se nuk mund të luajë.

(Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

"Lëndimi ka nevojë për kohë që të mjekohet dhe shërohet", thuhet në një njoftim të Federatës Egjiptiane të Futbollit.

Salah e kishte pasur të njëjtin lëndim në muajin tetor pas një ndërhyrjeje të futbollistit të Leicester Cityt, Hamza Choudhury dhe për këtë arsye kishte munguar ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është më 23 nëntor kundër Crystal Palace, ku pritet të shihet nëse egjiptiani do të jetë i gatshëm për lojë. /Telegrafi/