Please enter at least 3 characters.

“Pro mësimit, jo përdhunimit”, Lladrovci i bashkohet protestës në Drenas (Foto/Video)

2019/02/99-2.jpg

Nën thirrjet "Po du msus jo përdhunues", ka nisur protesta para shkollës "Skënderbeu" në Drenas.

Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës. Në protestë ka dalë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se do të flasë për media pas protestës.

Protesta "Pro mësimit, jo përdhunimit", më pas do të vazhdojë drejt stacionit policor të Drenasit.

Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës.

<span></span>