Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 15 qershor 2026 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet, e cila do të realizohet sipas planit dinamik të operimit.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 20:00, ndërsa gjatë kësaj faze do të zhvillohen edhe veprimet për hudhjen e larvicideve më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.
Nga komuna është bërë e ditur se procesi është i ndjeshëm ndaj kushteve atmosferike, prandaj datat dhe oraret mund të pësojnë ndryshime në varësi të motit.
“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës për vitin 2026 fillon më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftim.
Autoritetet komunale kanë apeluar për mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij aktiviteti, i cili ka për qëllim kontrollin e insekteve dhe përmirësimin e kushteve higjienike në hapësirat publike. /Telegrafi/


