Prishtina, me ‘Plisa’ në Bullgari?
23/04/2015
Madje, klubi kryeqytetas po e shqyrton mundësinë e udhëtimit të disa tifozëve në Bullgari, por mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkakton problem në këtë aspekt, shkruan Zëri.
“Ne kemi biseduar rreth shkuarjes së “Plisave” në Bullgari. Kjo çështje ende mbetet e hapur, të cilën ne e përkrahim, por problemi kryesor mbetet çështja e vizave, sepse në Bullgari udhëtohet me viza. Kështu që me gjasë kjo do të jetë çështje individuale, por të shohim”, deklaroi drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari.


