Please enter at least 3 characters.

Prishtina arrin në Turqi, mban stërvitjen e parë

2019/01/50846312_10157667108043538_6372021387380391936_o.jpg

Prishtina me stafin e saj dhe 25 futbollistët kanë mbërritur në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.

Prishtina sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit në fushat e kompleksit "Internacional".

Ndërsa ekipi sikurse vitin e kaluar është vendosur në hotel "Titanic".

Prishtina pritet t'i zhvillojë tri ndeshje miqësore në skuadra ukrainase gjatë qëndrimit në Turqi.

Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët:

Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli - portierë

Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru - mbrojtës.

Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani - mesfushor.

Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda - mesfushor ofensivë.

Basid Khalid dhe Alen Jasharoski - sulmues.