PriFest prezanton dy programe të reja
Përveç programeve tradicionale të PriFest-it, edicioni i dhjetë i festivalit sjell edhe dy programe të reja.
Programi Garues i Filmave Studentorë dhe Programi i Filmave Eksperimentalë janë dy programe të reja të cilat i shtohen PriFest-it.
Programi i Filmave Eksperimental vjen me gjithsej 4 filma: një premierë botërore, dy premiera regjionale, dhe një evropiane.
Ndërsa, shtatë realizimet në Programin e Filmave të Studentëve, vijnë nga: Polonia, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli, Turqia dhe Kosova.
Lista e plotë e Programit të filmave Studentorë:1. This Must Be the Ritual (Poloni), premierë evropiane2. Reenactment (Bosnje dhe Hercegovina), premierë ndërkombëtare3. Big Sister (Izrael), premierë kosovare4. Pulse (Izrael), premierë kosovare5. Mustacheland (Turqi), premierë regjionale6. The wheel (Kosovë), premierë kosovare7. Dielli (Itali, Kosovë), premierë botëroreLista e plotë e filmave të Programit Eksperimental:1. In Between Takes (Rusi), premierë regjionale2. One and Many (Kamboxhia, Britani e Madhe), premierë evropiane3. As Your Witness (Portugali), premierë botërore4. Galinhas No Porto (Brazil), premierë regjionale
Edicioni i 10-të PriFest mbahet në datat 17-22 korrik 2018, në Prishtinë. /Telegrafi/


