Prezantuesja e motit tmerrohet nga bleta (Video)
14:"© CEN/Sportia
07/04/2017
Sol Perez nga Argjentina, është zhdukur nga kuadri, duke frikësuar kështu kolegët që ia dëgjonin zërin e nuk e shihnin.
Por, shpejtë është kuptuar se 23-vjeçarja ishte duke ikur nga një bletë, nga frika se do ta sulmojë, transmeton Telegrafi.
“Nëse ka diçka që i frikësohem, ato janë insektet”, ka thënë Perez.
Pasi u sigurua se afër nuk po i fluturonte ndonjë bletë, ajo ka vazhduar të njoftojë për motin - në transmetim të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/


