Please enter at least 3 characters.

Presidentja Osmani përkujton dëshmorët e Hasit: I përjetshëm kujtimi për ta

2023/01/Vjosa-Osmani-foto-Ridvan-Slivova-1-1-e1674123036237.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Me anë të një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se ajo përkujtuar dëshmorët e rënë në këtë zonë, duke u është shprehur se ata me heroizmin e qëndresën e tyre i përforcuan themelet e Kosovës.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu”, thuhet në postimin e Presidentes së Kosovës.

“Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.