Please enter at least 3 characters.

Presidenti Thaçi darkon te kuzhinieri i famshëm, Nusret Gokce

2019/09/h2-e1569514804610.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këto ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takime të shuma më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, Thaçi ka pasur rastin që të darkojë dhe takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce.

Në një InstaStory që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur Nusret i ka përgatitur biftekun presidentit të Kosovës.

Hashim Thaçi ka darkuar në filialin e kuzhinierit Gokce në New York, i cili ka plot të tilla në shumë vende të botës.

Mirëpo, ai duket të ketë pasur rastin që të shijojë ushqimin e përgatitur nga vet kuzhinieri që e bëri restorantin të famshëm, për arsye se edhe ndodhet këto ditë në New York. /Telegrafi/