Please enter at least 3 characters.

Policia për 24 orë shqiptoi 1,013 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të Ligjit të Pandemisë

2021/04/policia-kontrollimi-per-mosrespektim-e-bartjes-se-maskes-ne-pandemin-covid19-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 1013 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/