Please enter at least 3 characters.

Policia nxjerr katër qytetarë nga vetura e përmbytur (Video)

2017/12/Permbytje-e1512331293645.jpg

Pamje të rënda janë transmetuar nga Policia Shqiptare në aksionin e tyre për shpëtimin e jetëve të katër qytetarëve nga ujërat në aksin rrugor Novoselë-Ura e Mifolit.

Të katër personat, të gjithë nga një familje, udhëtonin afër një mbikalimi hekurudhor, kur automjeti i tyre nuk mundi të qarkullonte dot më tej, pasi ishte pothuajse drejt mbulimit si pasojë e rrjedhës së papritur të lumit Vjosa.

Ndërhyrja në kohë e efektivëve të FNSH-së Shkodër, bëri të mundur shpëtimin e jetëve të tyre. /Telegrafi/