Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë

2018/10/oer-730x440.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin rrugor mes Qafës së Duhlës dhe Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se një vozitëse është vetë-aksidentuar pasi që ka humbur kontrollin mbi makinë dhe si pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 15:00, në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë e përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetë-aksidentuar", ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Njësitet kompetente janë marrë me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.