Please enter at least 3 characters.

Policia e Maqedonisë gjobit 578 qytetarë për mosmbaje të maskave

2020/09/maska-policia-mk.png

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 578 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/