Please enter at least 3 characters.

Policia e Maqedonisë arriti në Sarandë, do të patrullojnë përkrah policisë shqiptare

2017/02/Flamuri-i-Shqiperise-dhe-Mk-1.jpg

Policia e Maqedonisë do të jetë krah për krah policisë së Shqipërisë në rajonin e Sarandës. Grupi i parë tashmë ka arritur në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtori i policisë së komunikacionit të Shqipërisë, Mitat Tola, duke shtuar se policia shqiptare tashmë është në Ohër dhe në një pjesë të Strugës.

Policët e Maqedonisë qëndrojnë në Sarandë pasi që një numër i madh turistës nga Maqedonia e vizitojnë bregdetin jugor të Shqipërisë. Ndërkaq, tashmë tetë vite me radhë, në Shqipëri patrullojnë edhe policët e Kosovës, të angazhuar për kontrolle komunikacioni në rajonin Durrës-Kukës-Morinë./Telegrafi/