Please enter at least 3 characters.

Policia dënon 387 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

2021/05/Policia-Gjobite-qytetaret-nuk-respektuan-masat-kunder-COVID-19-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Me masat e reja është paraparë heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të punës për sektorin e gastronomisë.

Po ashtu si masë lehtësuese është edhe heqja e maskës kur lëviz i vetëm rrugës. /Telegrafi/