Please enter at least 3 characters.

Pochettino: Fitorja ndaj Unitedit na ka dhënë besim, vazhdojmë

2018/08/Mauricio-Pochettino-e1535439860951.jpg
273:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 27: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur reacts during the Premier League match between Manchester United and Tottenham Hotspur at Old Trafford on August 27, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur arriti fitore ndaj Manchester Unitedit me rezultat 0-3 dhe për këtë u shpreh i lumtur Mauricio Pochettino.

Trajneri i Spurs tha se kjo fitore i jep besim skuadrës së tij, por ata duhet të vazhdojnë kështu.

"Sa vlen ky rezultat për ju? Janë tre pikë, por pas katër viteve pa shënuar në Old Trafford, kjo fitore është shumë e rëndësishme”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk është një rezultat vendimtar, mungon edhe shumë deri në fund të sezonit. Megjithatë kjo ndeshje na jep besim të shprehim lojën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kemi arritur tre fitore në tre ndeshje, duhet të mbajmë qetësinë dhe të punojmë shumë”, ka thënë Pochettino.

Vlen të theksohet se skuadra nga Londra në afatin kalimtar të verës nuk bëri asnjë transferim.

Ndeshja e ardhshme e Spurs në Ligën Premier është kundër Watforidit. /Telegrafi/