Please enter at least 3 characters.

Po shkonin në një dasmë, 25 të vdekur pasi autobusi ku ishin ata ra në një grykë të Uttarakhand, Indi

2022/10/pti10-05-2022-000072b-1664954374.jpg

Të paktën 25 persona humbën jetën pasi një autobus që transportonte të ftuarit e një dasme ra në një grykë në Uttarakhand, Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 20 pasagjerë u shpëtuan në një operacion gjatë gjithë natës në vendin e aksidentit në zonën e Pauri Garhwal.

Autobusi, me rreth 45 persona në bord, po udhëtonte përgjatë një autostrade malore në Uttarakhand kur doli nga skaji dhe ra të paktën 500 metra.

"25 persona u gjetën të vdekur në aksidentin e autobusit Pauri Garhwal që ndodhi mbrëmë në zonën Birokhal të Dhumakot. Policia dhe SDRF (Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive) shpëtuan 21 persona gjatë natës; të plagosurit janë shtruar në spitalet e afërta", ka thënë të mërkurën policia e shtetit.

Policia ka postuar në Twitter pamje nga operacioni gjatë natës, në të cilin ekipet e shpëtimit mund të shihen duke bartur pasagjerët e lënduar.

Presidentja Droupadi Murmu shkroi në Twitter se ishte e dhimbshme nga vdekjet në aksident dhe shpresonte për shërim të shpejtë të të plagosurve. /Telegrafi/