Please enter at least 3 characters.

PLD: Gjevgjelia tregoi vetëdije të lartë demokratike dhe ekologjike

2017/02/PLD-logo-1.jpg

Pas përfundimit të referendumit në Gjevgjeli, ka reaguar Partia Liberal-Demokratike e cila konsieron se qytetarët e kësaj komune kanë treguar vetëdije të lartë demokratike dhe ekologjike, duke u shndërruar në lajmëtarë të këtyre reformave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, qytetarët iu kundërvunë vetëdijes së ulët ekologjike, duke dhënë shembull se si duhet që të sillemi për çështje të rëndësisë jetike në Maqedoni.

PLD-ja beson se referendumi do të ndikojë në respektin për mjedisin jetësor dhe zhvillim më të madh shtetëror./Telegrafi/