Please enter at least 3 characters.

Plaçkitet një ordinancë dhe një barnatore në Drenas

2016/04/arrestohet-hajni-i-kuletave_hd-780x439.jpg

Persona te panjohur, kanë thyer një ordinance private dhe një barnatore përballë Shtëpisë së Shëndetit në Drenas.

Ata raportohet të kenë vjedhur një televizor dhe një aparat për matjen e tensionit te gjakut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në koordinim dhe pas një intervenimi të stacionit policor te Skenderajt, kanë arritur t'i ndalin te dyshuarit e lartcekur në fshatin Marinë të Skenderajt.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë se personat e dyshuar janë dërguar prapa grilave. /Indeksonline/