Please enter at least 3 characters.

Pjesë nga atmosfera në dasmën e Besnik Qakës (Video)

2017/09/BesnikQaka-1.jpg

Besnik Qaka i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë me Lolita Begollin gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar të shtunën.

Në praninë e shumë familjarëve, miqve dhe kolegëve nga estrada, në “Hotel Dukagjini” në Pejë është martuar këngëtari i njohur.

Shumë këngëtarë janë angazhuar për të krijuar atmosferën në dasmën e Besnikut duke bërë që gjithçka të jetë më madhështore.

Ndërsa nusja dhe dhëndri kanë qenë mjaft të disponuar për t’u argëtuar së bashku me të ftuarit e tyre.

Nuk ka munguar edhe kënga që Besniku ia ka kushtuar nuses së tij dhe këtë e ka bërë gjatë vallëzimit me të.

Një prej mysafirëve në dasmën e frontmenit të “NRG Band” ishte edhe Loreta Kaçka – Lori, e cila njëherësh ka qenë edhe në programin e këngëtarëve që e kanë bërë atmosferën e dasmës.

Një pjesë të atmosferës mund ta shikoni në videon e mëposhtme, ku derisa mysafirët po ia hedhin valles, nusja dhe dhëndri shfaqen duke kërcyer në mes. /Telegrafi/