Pjesa e parë: Barca po humb nga Osasuna, Reali në prag të festës
223:"BARCELONA, SPAIN - JULY 16: Jose Arnaiz of Osasuna scores his team's first goal during the Liga match between FC Barcelona and CA Osasuna at Camp Nou on July 16, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
Festa pas golit të Jose Arnaiz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
16/07/2020
Në Camp Nou është mbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet Barcelonës dhe Osasunas (0-1), e vlefshme për xhiron e 37-të në kampionatin spanjoll.
Skuadra mysafire i befasoi Blaugranët në minutat e para të gjysmës së parë duke shënuar në Camp Nou.
Pervis Estupinan dërgoi një harkim preciz në zonë që nuk u pastrua nga Gerard Pique dhe ish-lojtari i Barcës, Jose Arnaiz, e dërgoi topin në rrjetë (16').
Disa minuta më pas, Lionel Messi dërgoi një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në shtyllën transversale.
Barcelona duhet të rikthehet në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen dhe të shpresojë në gabimin e Real Madridit që është duke fituar kundër Villarrealit. /Telegrafi/


