Please enter at least 3 characters.

Pikërisht 45 vjet më parë u krijua i famshmi VW Golf – ja se si ka ndryshuar gjatë këtyre viteve (Foto)

2019/03/GG1-e1553898975499.jpg
272:"Photo released on May 31, 1974 shows a Golf car produced by the German manufacturer Volkswagen. In May 1974, Volkswagen presented the first-generation Golf as a modern front-wheel-drive, long-range replacement for the Volkswagen Beetle. AFP PHOTO (Photo by STRINGER / AFP)
3:"AFP

Vetura e njohur Volkswagen Golf është një veturë e prodhuar nga prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen që nga viti 1974.

Ky lloj i veturave, përcjell Telegrafi, ka zënë një treg në mbarë botën, në të shtatë gjeneratat e tij, me pamje të ndryshme.

Madje, siç thuhet tutje, që atëherë, kjo veturë ka zënë vendin e veturës më të shitur nga Volkswagen dhe një nga tre veturat më të shitura në botë.

Siç bëhet e ditur, mbi 30 milionë kopje janë shitur deri në vitin 2013.

Modele të ndryshme u shfaqën në çdo brez, si Golf GTI ose Golf Cabrio, ose ato që u shitën vetëm në tregje të caktuara, si Golf Rabbit.

Si rezultat i suksesit, Volkswagen Golf ka fituar shumë çmime përgjatë historisë. /Telegrafi/