Please enter at least 3 characters.

Pika kufitare Restelicë-Strezomir e hapur nga sot

2019/07/3-8-1.jpg

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj,  mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes zyrtare të pikës së përkohshme kufitare Restelicë - Strezomir, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lekaj rikonformoi zotimin e tij dhe dikasterit që ai drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.

Pika kufitare Restelicë - Strezomir, fillimisht do të jetë e hapur vetëm në sezonë, nga 20 korriku deri më 20 gusht 2019, ndërsa në të ardhmen pritet të bëhet pikë kalimi e përhershme. /Telegrafi/