Please enter at least 3 characters.

Phoenix Suns befason San Antonio Spurs

2018/11/GettyImages-1061584842.jpg
502:"PHOENIX, AZ - NOVEMBER 14: Deandre Ayton #22 of the Phoenix Suns reacts after a slam dunk during the second half of the NBA game against the San Antonio Spurs at Talking Stick Resort Arena on November 14, 2018 in Phoenix, Arizona. The Suns defeated the Spurs 116-96. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

San Antonio Spurs janë befasuar si mysafirë para mbi 14 mijë shikuesve të pranishëm në Talking Stick Resort Arena.

DeMar DeRozan (Photo by Christian Petersen/Getty Images)

"Mamuzat" kanë pësuar humbje kundër Phoenix Suns me njëzet pikë diferencë 116-96.

Vetëm periudha e tretë i ka takuar së drejtuar nga trajneri Greg Popovich gjersa në tre të tjerë shkëlqyen vendasit.

Basketbollisti më efikas te 'diellorët' ishte T.J.Warren që arriti të shënonte 27 pikë kurse paraqitje fantastike pati DeAndre Ayton, i cili regjistroi 'double-double' në saje 17 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

DeMar DeRozan ishte më i miri te Spursat me 24 pikë ndërsa 16 sosh i realizoi edhe Derick White, por që nuk ishin të mjaftueshëm për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, San Antonio ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe një humbje ndërsa Sunsat arritën fitoren e tretë kundrejt 11 pësimeve.

Në takimin e radhës San Antonio do të takohet me Los Angeles Clippersave kurse Phoenix do të luajë kundër Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/