Please enter at least 3 characters.

Pezullohet aktiviteti i dy objekteve gastronomike në veri, kishin shkelje sanitare

Aktiviteti i dy objekteve gastronomike në Mitrovicën Veriore është pezulluar, kjo për shkak të shkeljeve sanitare.

Ndërsa objektet tjera gastronomike duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve, shkruan Telegrafi.

Këto veprime po i bën Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.

“Aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/