Please enter at least 3 characters.

Pesë veta arrestohen nën dyshimin për vrasjen e reperit Pop Smoke

2020/07/GettyImages-1170809796.jpg
245:"NEW YORK, NEW YORK - AUGUST 28: Pop Smoke performs on stage with French Montana at iHeartRadio Live and Verizon Bring You French Montana in New York City at Webster Hall on August 28, 2019. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for iHeartMedia)
29:"Getty Images for iHeartMedia

Policia e Los Angelesit thotë se ka arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen në fillim të këtij viti të Bashar Jackson – reperi i njohur me nofkën Pop Smoke.

Tre burra dhe dy djem të mitur u arrestuan, njoftoi të enjten Departamenti i Policisë në Los Angeles, shkruan NPR.

Policia nuk bëri të ditur emrat e të arrestuarve ose nuk dha detaje rreth krimeve për të cilat dyshohet se kanë kryer.

"Ne do të japim detaje të mëtejshme pasi ato të bëhen të disponueshme", tha departamenti.

Jackson ishte 20 vjeç kur u gjet i plagosur me armë zjarri në një shtëpi në lagjen Hollywood Hills më 19 shkurt. Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai dhe më vonë u shqiptua i vdekur.

Reperi kishte qenë duke shijuar një ngjitje të shpejtë në botën e muzikës, bazuar në suksesin e këngës së tij, "Welcome to the party”. Emri i reperit në New York ishte përsëri në titujt e mediave në fillim të këtij muaji me publikimin pas vdekjes së albumit të tij të parë, “Shoot for the Stars Aim for the Moon”. /Telegrafi/