Pesë shqiptarë do të jenë në jurinë e Eurovision
01/05/2019
Jonida Maliqi do të konkurrojë me këngën e saj në Eurovizion në datën 16 maj në Izrael.
Kënga “Ktheju Tokës” do të jetë në shqip dhe vokali i Jonidës është premtues për një renditje dinjitoze të Shqipërisë në sfidën europiane muzikore.
Një rol kryesor ka dhe juria e këtij festivali dhe Shqipëria do të ketë 5 përfaqësues.
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar se cila do të jetë juria shqiptare që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.
Antarët shqiptarë në jurinë e Eurovision:Anxhela Peristeri, këngëtareEranda Libohova, këngëtareDilan Reka, këngëtarGent Rushi, pedagog, muzikantJulka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive


