Please enter at least 3 characters.

Pesë mënyra se si ta rrisni kapacitetin intelektual

Nëse dëshironi të arrini sukses, duhet të investoni fillimisht në vetvete. Sa më i madh të jetë ky investim, aq më të përgatitur do të jeni për pozita të suksesshme

Karrierën mund ta zgjeroni vetëm në masën që zgjeroni njohuritë tuaja. Lajmi i mirë është se koha që i kushtoni zhvillimit personal varet krejtësisht nga ju.

Nëse dëshironi, do të investoni në vetvete; nëse jo, do të kënaqeni me pozitën që keni momentalisht.

Më poshtë gjeni disa nga mënyrat më të thjeshta për të rritur kapacitetet intelektuale dhe inteligjencën emocionale:

Zgjeroni horizontet tuaja

Duke zgjeruar horizontet, do të njoftoheni me mundësi të reja. Kjo mund të bëhet lehtësisht, vizitoni vende të reja, zgjidhni një rrugë tjetër për në punë, apo edhe përdorni dorën jo dominante për veprime të përditshme.

Kënaquni duke lexuar

Shumë njerëz fokusohen në sukses dhe harrojnë argëtimin dhe relaksimin. Rritja personale nuk do të thotë vetëm lexim i detyrueshëm. Çfarëdo lloj leximi, mister, trillim, poezi, stimulon imagjinatën, zgjeron fjalorin dhe forcon trurin. Gjithashtu, ju ndihmon të bëheni lexues dhe komunikues më të mirë, transmeton Telegrafi.

Ushtrojeni trurin

Ekzistojnë shumë teknika dhe aplikacione për ta mbajtur mendjen të mprehtë. Lojërat dhe ushtrimet që rrisin neuroplasticitetin e trurit ndihmojnë në zhvillimin e aftësive mendore.

Vazhdimisht mësoni

Gjithmonë ka diçka të re për të mësuar. Sa më shumë që mësoni, aq më i përgatitur do të jeni për të qenë strateg i shkëlqyeshëm. Mësimi rrit vetëbesimin, aftësitë dhe talentin tuaj, dhe ju mundëson të punoni më mençur, jo më shumë.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik jo vetëm ju formëson trupin, por përmirëson edhe funksionimin e trurit. Truri funksionon më mirë kur është i furnizuar me oksigjen. Ushtrimet fizike përmirësojnë memorien dhe përqendrimin.

Përveç këtyre mënyrave, sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë dhe të kujdeseni për veshjen tuaj! /Telegrafi/