Please enter at least 3 characters.

Pesë hapat që duhet ndjekur për të jetuar më gjatë

2016/06/bigstock-Senior-Couple-In-Fitness-Cloth-13918493.jpg
53:"Senior Couple In Fitness Clothing Running Along Beach

Të jetosh më gjatë, duke ndjekur vetëm pesë hapa? Ekspertët thonë se është e mundur.

Më poshtë po ju sjellim pesë hapa që ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë për të pasur jetë të gjatë e të shëndetshme.

Pini kafe Sipas studiuesve, kafja është ilaç. Studimet kanë treguar se konsumuesit e kafes kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit, e deri tek kanceri në mëlçi.

Kryeni ushtrime fizike Të gjithë i dimë përfitimet e aktivitetit fizik, dhe e kemi vetë në dorë nëse duam të ushtrohemi ose jo. Studimet tregojnë se 150 minuta ecje në javë lidhen me zgjatje të jetës 3.5 deri në 4.5 vjet.

Merrni vitaminën D Sipas studimeve, mungesa e vitaminës D shkakton disa probleme në organizëm, si sëmundje në zemër, diabetin e tipit 2, sklerozën e shumëfishtë.

Hani arra “Mund të ulni rrezikun pë r t’u prekur nga kanceri i pankreasit, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe vdekjet e parakohshme vetëm me një grusht arra në ditë”, thonë studimet, citon kp. Arrat ofrojnë gjithçka, duke filluar nga proteinat, acidet yndyrore omega 3, deri tek antioksiduesit si vitamina B dhe E, dhe mineralet e rëndësishme si seleni dhe magnezi.

Meditoni Njerëz në të gjithë botën e kanë praktikuar meditimin për mijëra vite, dhe kohët e fundit ka nisur edhe shkenca që të dokumentojë përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe uljen e stresit. Kjo ulje e stresit mund të jetë edhe arsyeja përse meditimi vazhdon të ketë efekte pozitive tek shëndeti në përgjithësi. /Telegrafi/