Pesë arsyet pse Arsenali, Unitedi dhe Reali e duan Andre Silvan (Foto)
Andre Silva është bërë një prej lojtarëve më të kërkuar prej klubeve kryesore evropiane, ndër to Arsenali, Manchester Unitedi dhe Real Madridi i duan shërbimet e tij.
Ata janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të majme parash për ta pasur në skuadër anësorin 21 vjeçar.
Pas Luis Figos, Cristiano Ronaldos dhe Nanit, futbolli portugez tash ka një talent të ri, të cilën po e kërkojnë të gjithë.
Telegrafi jua sjell më poshtë pesë arsye pse po flitet aq shumë për këtë lojtar:
Ai është një specialist golashënues
Silva ka shënuar 20 gola në 34 ndeshje deri më tani këtë sezon, ndërsa i ka prodhuar edhe gjashtë asistime.
E ka nisur karrierën në mesfushë
Silva është klient i agjentit Jorge Mendes
Shumica e klientëve të njohur të Jorge Mendes përfundojnë te Manchester Unitedi dhe Real Madridi. Një prej emrave më me ndikim në botën e futbollit, ka nën menaxhim disa yje, si Cristiano Ronaldo, James Rodriguez e Pepe, si edhe trajneri Jose Mourinho është klient i tij.
Cristiano Ronaldo e do atë
Nëse janë të vërteta njoftimet në media, Ronaldo është një tifoz i madh i Silvas dhe është duke u përpjekur që ta marrë te Real Madridi.
Porto është nën presion për ta shitur
Nuk ka dyshim se klubet e pasura mund ta paguajnë klauzolën për ta prishur kontratën e tij, në këtë mënyrë, lojtarit i mbetet të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën – te Arsenali, Unitedi, Reali, apo te ndonjë klub tjetër. /Telegrafi/


