Please enter at least 3 characters.

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

2023/12/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-2-e1703927195432.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës të hënën bëri të ditur se një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

E sot në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë.

“Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22.  Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetim. /Telegrafi/