Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët
Situata në protestën e opozitës ka arritur në një pikë kritike, duke u përshkallëzuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave speciale të vendosura jashtë Bashkisë së Tiranës.
Një qytetar dhe një efektiv policie përfshihen nga flakët.
Incidentet nisën kur protestuesit hodhën një bombë molotov në mes të turmës, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë masën.
Gjatë përplasjes, një bombë molotov e hedhur nga policia ka shkaktuar lëndime të rënda te dy protestues, përfshirë një grua, e cila është raportuar e plagosur dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Bomba që goditi protestuesit dyshohet se fillimisht u hodh nga turma në drejtim të forcave të rendit, por në mënyrë të papritur u kthye mbrapsht nga forcat policore, duke shkaktuar incidentin.
Pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës, situata filloi të qetësohej dhe pjesa më e madhe e protestuesve u shpërndanë, megjithëse protesta vazhdon ende në disa pjesë të qytetit.
Protestuesit e opozitës fillimisht nisën sulmet me bombat molotov pranë Kryeministrisë dhe më pas drejt selisë së Partisë Socialiste, ku sulmuan hyrjen dhe i vunë flakën banerit të godinës, si pasojë e akteve të dhunshme./Telegrafi/


