Përse Chelsea e ka të vështirë të transferojë Reguilonin nga Real Madridi?
Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Sergio Reguilon nga Real Madridi.
The Blues thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e majtë, mirëpo jo gjithçka po shkon për ta sipas planit.
Sipas asaj që raporton The Mirror, Frank Lampard e ka aktualisht të vështirë të transferojë Reguilonin, që ka shpërthyer në këtë edicion që përfundoi te Sevilla.
Lojtari ishte në huazim te skuadra spanjolle nga Los Blancos, mirëpo Zinedine Zidane nuk e do atë në skuadër.
Nga kjo situatë, Chelsea dëshiron të përfitojë dhe të transferojë atë në Stamford Bridge, por fillimisht duhet të largojë Marcos Alonson dhe Emerson Palmierin.
Braziliano-italiani ka gjasa më të mëdha që të largohet nga blutë, derisa spanjolli ka gjasa që të qëndrojë dhe të rivalizojë Reguilonin për vendin e titullarit.
Skuadra londineze është duke e kërkuar edhe Ben Chilëellin e Leicester Cityt, mirëpo operacioni është tejet i vështirë, shkaku që Dhelprat e duan 80 milionë euro nga shitja e lojtarit, derisa spanjolli vlen vetëm 25 milionë. /Telegrafi/


