Please enter at least 3 characters.

Përplasje në Mianmar – ushtria dogji një fshat të tërë, duke rrafshuar 200 shtëpi

2021/06/Kin-Ma.jpg

Një fshat në qendër të Mianmar është djegur pas përplasjeve midis forcave të sigurisë dhe guerilasve lokalë, duke lënë të paktën dy persona të vdekur.

Banorët i kanë thënë BBC-s se 200 nga 240 shtëpitë në Kin Ma u rrafshuan për tokë nga ushtria të martën.

Ata thanë që incidenti filloi pasi forcat u përplasën u përplasën me një milici lokale që ishte kundër regjimit qeverisës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Mianmar, Dan Chugg, e ka dënuar sulmin, transmeton Telegrafi.

“Raportet që junta ka djegur një fshat të tërë në Magway, duke vrarë banorë të moshuar, e demonstrojnë edhe një herë se ushtria vazhdon të kryejë krime të tmerrshme, dhe nuk ka konsideratë për njerëzit e Mianmar”, thuhej në një postim në Facebook. /Telegrafi/