Please enter at least 3 characters.

Përmes hapësirës në të cilën futet ushtari për ta ngarë tankun, droni i ukrainasve hedhë granatën e dorës – shpërthen tanku rus

2023/05/tanku-1.jpg

Beteja për Bakhmutin po vazhdon, këtë e dëshmojnë më së miri videot nga fushëbeteja.

Videoja e realizuar nga droni, shfaq momentin kur një tank i ushtrisë ruse po qëndronte në një zonë pyjore, transmeton Telegrafi.

Pasi që operatori mendon se mund ta hedhë granatën e dorës nëpërmjet hapësirës së vogël, përmes të cilës futet shoferi i tankut, lëshohet mjeti shpërthyes dhe me një saktësi të paparë përfundon brenda tankut.

Pesë sekonda më pas ndodhë shpërthimi nga i cili neutralizohet tanku, dhe që më pas përfshihet nga zjarri pas shpërthimit të municionit që gjendej brenda.

Ishte brigada e 79-të që realizoi sulmin, kurse pamjet janë dëshmi tjetër se operatorët e dronëve në ushtrinë ukrainase, po luajnë rol shumë të rëndësishëm në shkatërrimin e makinerisë luftarake të Kremlinit. /Telegrafi/