Please enter at least 3 characters.

Përmes grimit, transformon fytyrën në personazhe nga filmat e animuar (Foto)

2017/08/Përmes-grimit-transformon-fytyren-ne-personazhe-nga-filmat-e-animuar-foto-e1502053881122.jpg
17:"© Audrey Logeais

Audrey Logeais nga Parisi, aplikon grimin që të transformojë fytyrën e saj apo të modeleve që të ngjajnë me personazhet e filmave të animuar.

Duke u ndihmuar edhe nga disa aksesorë, pamjet që i realizon ajo janë mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht i bëj skicimet e duhura në kompjuter dhe më pas i aplikoj në fytyrë. E tëra është te volumi dhe tonet e duhura, si dhe të mos teprohet me hije”, ka thënë Logeais lidhur me rastin.

Pasi ka punuar për nëntë vjet në industrinë e filmave për fëmijë, ajo ka regjistruar shkollën e duhur, që të specializohet si artiste grimi. /Telegrafi/