Please enter at least 3 characters.

Përmbyset treni në afërsi të kryeqytetit maroken, gjashtë të vdekur e dhjetëra të plagosur rëndë (Video)

2018/10/wire-5090858-1539694690-706_634x405.jpg

Një tren doli nga shinat në afërsi të kryeqytetit maroken, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, tha një zyrtar hekurudhor.

"Përmbysja e trenit ka vrarë gjashtë persona sipas të dhënave të fundit dhe ka lënë 86 të plagosur në gjendje të rëndë", tha për gazetarët në vendin e ngjarjes, Mohamed Rabie Khlie, kreu i kompanisë kombëtare hekurudhore të ONCF të mbretërisë.

"Një hetim është hapur për të përcaktuar shkaqet e aksidentit", tha Khlie.

Një fotograf i AFP tha se ekipet e shpëtimit po punonin për të rimarrë trupat nga treni i përmbysur, përcjell oranews.tv.

Përplasja ndodhi rreth 20 kilometra në veri të Rabatit midis qyteteve Kenitra dhe Sale, me mediat lokale duke thënë se makinisti i trenit ishte midis të vdekurve.

Mbreti Mohammed VI tha se do të paguante shpenzimet e varrimit të viktimave dhe për trajtimin e të lënduarve, të cilët u dërguan në spitalin ushtarak të Rabatit.