Please enter at least 3 characters.

Përkundër sëmundjes së rëndë, Olivia Newton-John merr pjesë në një eveniment humanitar

2019/08/OliviaNewtonjohn-2.jpg
226:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 27: Olivia Newton-John attends 2018 G'Day USA Los Angeles Black Tie Gala at InterContinental Los Angeles Downtown on January 27, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja dhe këngëtarja, Olivia Newton-John, ka marrë pjesë në një mbrëmje humanitare në Hollywood, përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ylli australian vuan nga kanceri i gjirit në fazën e katërt, ndërsa ka dashur t'u tregojë fansave të saj se nuk e humb shpresën duke thënë se ndihet shumë mirë.

"Kur ju diagnostikojnë me karcinomë ose ndonjë tjetër sëmundje serioze, është sikur përnjëherë ju kufizohet koha. Nëse u besoni statistikave, do të jenë të prirë për prognoza të zeza, sepse nëse dikush ju thotë se keni edhe gjashtë muaj jetë, me siguri se kjo do të jetë e saktë, sepse e besoni atë", ka deklaruar 70-vjeçarja për USA Today.

Olivia Newton-John (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Olivia ka vuajtur nga kanceri para 27 viteve dhe asokohe ishte mjekuar, mirëpo sëmundja iu kthye në vitin 2012 dhe sërish në vitin 2017. Megjithatë, ajo nuk dorëzohet edhe tash, kur kanceri është në fazën e katërt.

"Dua që të gjithë ta dini se jam këtu dhe se ndihem shkëlqyeshëm. Vërtet ndihem mirë|, ka thënë Newton-John në mbrëmjen humanitare, "Dance Awards & Cancer Benefit Show", që kishte për qëllim grumbullimin e fondeve për të sëmurët nga kanceri. /Telegrafi/