Please enter at least 3 characters.

Përkundër se janë armiq në fushë, Ancelotti i ofroi mbështetje Koemanit pas ‘El Clasicos’

2021/10/koeman-4.jpg

Carlo Ancelotti dhe Ronald Koeman treguan përzemërsi dhe solidaritet të vërtetë si para ashtu edhe pas El Clasico të së dielës.

Trajneri Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë parë duke shkëmbyer fjalë pas fishkëllimës finale, dhe ishte e qartë se italiani kishte treguar mbështetje për homologun e tij, me holandezin që po përballet me një shkarkim të mundshëm në javët e ardhshme.

Festa e Ancelottit në vërshëllimën e fundit nuk ishte shumë e ekzagjeruar përpara se të shkonte me shpejtësi te Koeman për të ofruar një fjalim inkurajues.

“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, raportohet se italiani i  ka thënë holandezit, duke treguar ndjeshmëri të vërtetë, derisa Koeman u përgjigj me një buzëqeshje.

Respekt i madh

Ancelotti ishte i respektueshëm edhe me fjalët e tij pas ndeshjes në konferencë për media, duke theksuar se Blaugranët kishin luajtur mirë, pavarësisht se e mbyllën ditën me humbje.

“Jam i lumtur që fitova El Clasicon sepse është ndeshja më e rëndësishme”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes. “Ata [Barcelona] gjithashtu luajtën mirë”.

“Nuk ishte një lojë e lehtë, kështu që fitorja na bën shumë të lumtur”.

Real Madridi është aktualisht në vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Real Sociedadi që ka një ndeshje më shumë, gjersa Barcelona është në të nëntin me 15 sosh. /Telegrafi/