Please enter at least 3 characters.

Përkundër gafës dhe kaosit që shkaktuan në 'Oscars 2017', Beatty dhe Dunaway sërish do ta shpallin filmin më të mirë

2018/03/WarenBeatty-1-e1520108855306.jpg
404:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 26: 'La La Land' producer Jordan Horowitz (lower C), actor Warren Beatty and host Jimmy Kimmel (both lower R) stop the show to announce the actual Best Picture winner as 'Moonlight' following a presentation error onstage during the 89th Annual Academy Awards at Hollywood & Highland Center on February 26, 2017 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Me gjithë gafën dhe kaosin që shkaktuan vitin e kaluar, Warren Beatty dhe Faye Dunaway do ta ndajnë përsëri çmimin për filmin më të mirë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Në vitin e kaluar, dy aktorët hynë në histori të Academy Awards duke e shpallur fitues filmin e gabuar.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se në edicionin e 89-të të evenimentit më të madh botëror të filmit, Beatty dhe Dunaway e shpallën fitues mjuziklin "La La Land".

Ndërsa pasi në skenë u ngjit ekipi i atij filmi dhe festoi fitoren, u kuptua se fitues i vërtetë ishte "Moonlight".

Dyshja e aktorëve i kanë bërë provat e nevojshme në Dolby Theatre, në mënyrë që ta përmirësojnë gafën nga viti i kaluar.

Edhe pse nuk ishte faji e as përgjegjësia e tyre për atë gabim, ata u bënë sinonim i njërit prej momenteve më të pakëndshme në historinë e 'Oscars'.

(Foto: YouTube/ABC)

Për gabimin, fajtorë janë Brian Cullinan dhe Martha Ruiz, partnerët nga kompania PricewaterhouseCoopers (PwC), të cilët kanë qenë të vetmit që kanë pasur qasje në zarfet me të gjithë emrat e fituesve.

Edicionin i sivjetmë, i 90-ti me radhë i Academy Awards, do të mbahet të dielën më 4 mars (në orët e para të të hënës me kohën tonë). /Telegrafi/