Please enter at least 3 characters.

Përgënjeshtrohet lajmi se Sandra Bullock është në pritje të fëmijës së saj të parë biologjik

2020/05/GettyImages-1156591931.jpg
267:"SANTA MONICA, CALIFORNIA - JUNE 15: Sandra Bullock accepts the Most Frightened Performance award for 'Bird Box' onstage during the 2019 MTV Movie and TV Awards at Barker Hangar on June 15, 2019 in Santa Monica, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Për një kohë të gjatë, Sandra Bullock ka qenë pjesë e titujve të gazetave për një shtatëzni të mundshme të saj, ku u aludua se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë biologjik. Sidoqoftë, tani është zbuluar se nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë histori.

Fituesja e çmimit “Oscar”, Sandra Bullock është një nga zonjat kryesore në Hollywood. Sandra adoptoi dy fëmijë dhe është nëna e Louis Bardo Bullock dhe Laila Bullock. Duke thënë këtë, kishte raporte që pretendojnë se Sandra është shtatzënë me fëmijën e saj të parë biologjik. Kishte raportime në media verën e kaluar që pretendonin se aktorja po priste fëmijën e saj të tretë. Epo, nuk është kështu pasi nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë histori siç pretendohet nga tabloidi Gossip Cop.

E gjitha filloi kur portali NW publikoi një artikull në gusht të vitit 2019, duke thënë se Sandra ishte shtatzënë, pasi dukej më e shëndoshë se zakonisht. Jo vetëm kaq, por tabloidi pretendonte se aktorja po e mbante shtatzëninë "sekret" dhe se ajo dëshironte të bënte një fëmijë me të dashurin e saj, Byran Randall. Portali përmendi gjithashtu se në bazë të "shenjave" të cilat po ngadalësoheshin në rutinën e saj të stërvitjes dhe shmangien e alkoolit, ishin të mjaftueshme për të lënë të kuptohet se Bullock po priste fëmijën e saj të parë biologjik.

Portali përmendi më pas se edhe faktin se ajo ishte e hapur për idenë e birësimit përsëri. Bullock zbuloi në një intervistë se të qenit shtatzënë natyrisht ishte diçka "ideale" për të.

"Bryan është një baba i mrekullueshëm që kurrë nuk i bën presion asaj mbi këtë temë, por është një sekret i hapur që ata shpresonin se mund të ndodhte. Fakti që duket se po e bën këtë tani do të ishte një bekim i tillë, ata do të jenë kaq të ngazëllyer”, tregoi një burim pranë çiftit.

Sidoqoftë, historia që u aludua në media para nëntë muajsh, do të thotë se po të ishte e vërtetë, aktorja do të lindte fëmijën deri tani.

Aktorja Bullock përndryshe është përpjekur të mbetet shtatzënë përmes frytënimit artificial gjatë dy vjetëve të fundit, por nuk ka pasur sukses. /Telegrafi/