Përfundon ndërtimi i trotuarev në fshatrat Petrovë dhe Gjyrkoc të Shtimes
08/07/2026
Komuna e Shtimës ka njoftuar se sot, më 8 korrik 2026, ka përfunduar ndërtimi i trotuareve në fshatrat Petrovë dhe Gjyrkoc.
Në njoftim thuhet se, përveç ndërtimit të trotuarit, është realizuar edhe infrastruktura përcjellëse, përkatësisht ndriçimi publik, i cili rrit sigurinë dhe lehtëson qarkullimin e qytetarëve edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë në të gjitha pjesët e komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
"Punët e mira dhe investimet do të vazhdojnë në çdo pjesë të komunës”, deklaroi Aliu. /Telegrafi/


