Please enter at least 3 characters.

Përfundojnë sot stërvitjet ushtarake Maqedoni-Bullgari në Logodazh

2016/01/mision-dramatik-i-shp-euml-timit-n-euml-kabul-pengu-gjerman-lirohet-nga-forca-speciale-video_hd.jpg

Forcat speciale të ushtrive të Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mbajnë sot stërvitje të përbashkëta në Bullgari.

Të pranishëm do të jenë edhe Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Radmilla Sheqerinska dhe Krasimir Karakaçanov, si dhe shefi i armatës bullgare gjeneral Andrej Bocev.

Stërvitjet do të mbahen në poligonin Logodazh me çka do të përfundojë përgatitja përfundimtare e forcave speciale të të dyja vendeve.

Stërvitjet e përbashkëta të të dy shteteve fqinje të forcave për operacione speciale, filluan më 7 maj, ndërsa përfundojnë sot. Ato realizohen në rajonet e qyteteve Plovdiv dhe Bllagoevgrad./Telegrafi/

*Foto Ilustrim