Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga flakët shkolla në Tiranë, evakuohen nxënësit

2024/01/Shkolla-1536x1152-1.jpg

Një shkollë private në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne reth orës 10:30.

Si pasojë e situatës së krijuar është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve nga ambientet e shkollës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. /Telegrafi/